Hoxha: Vajza e Calit, Buna, do të jetë në marsh

- Advertisement -

Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka emër”, ka zbuluar një emër të veçantë që do të jetë e pranishme në “Marshin për Liri” të shtunën e 12 shtatorit.

Hoxha zbuloi se vajza e komandant Calit, Buna, do të jetë prezente aty.

“Ne e kemi bërë ftesën për të gjithë. Besoj e kujtoni konferencën tonë të parë. I kemi ftuar të gjithë pa dallim me idenë që të jenë në marsh dhe të kenë mundësi nëse dëshirojnë me iu adresu njerëzve në marsh”, ka thënë Hoxha në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Disa e kanë konfirmuar, disa jo. Po zbuloj një, do të jetë Buna, vajza e Calit”.

“Jam shumë e lumtur që Buna ka me qenë me ne”.

“Do të ketë nga shoqëria civile, nga organizatat e dala nga lufta. Ata janë vetë liria, kështu që ata e kanë dritën kryesore aty”.

“Thjesht. njerëz që kanë dhënë kontribute të ndryshme dhe që historikisht kanë një sfond të caktuar dhe një kontribut të caktuar në rrugëtimin tonë”.

Të ngjashme

Të fundit