Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, sipas tij, do të lirohen shumë shpejt.
Sipas tij, shumë njerëz po i frikësohet lirimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Ndër të tjera ai kritikoi të gjithë ata që fyejnë dhe ofendojnë familjet çlirimtare të Kosovës, duke i quajtur të njëjtit “fundërrina” dhe “pa pikë gjak shqiptari”.
“Fundërrina të ndryshme, edhe në institucionet e Kosovës, flasin hapur, pa pasur trohë marre, edhe për vëllezërit tanë që i kemi në Hagë, e që do të lirohen shumë shpejt. Kjo është duke iu djegur, janë duke iu frikësuar lirimit të tyre, sepse do të dëshmohet lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ish-deputeti.
“Si është e mundur që një shqiptar të dëshirojë dënimin maksimal për Hashim Thaçin, për ish-presidentin e Kosovës, për çlirimtarin, për krejt çlirimtarët që i kemi atje?”, pyeti ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.






