Njëtletico Madridi ka shënuar një fitore të merituar në udhëtim ndaj Levantes, duke triumfuar me rezultat 0-2 dhe duke marrë përkohësisht pozitën e parë në tabelën e La Ligës.
Grimaldo dhe Simeone ishin autorët e golave për madrilenët, të cilët zhvilluan një paraqitje bindëse dhe siguruan tri pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit.
Me këtë fitore, Atletico Madridi ngjitet në kuotën e 28 pikëve, duke marrë kreun e tabelës.
Në xhiron e ardhshme, madrilenët i pret një superderbi ndaj Barcelonës, në një përballje që pritet të ketë ndikim të madh në garën për titull.
Ndërkohë, Levante mbetet në pozitën e 16-të dhe në ndeshjen e radhës do të luajë në udhëtim ndaj Celta Vigos.






