Atletico Madrid vazhdon momentin negativ në La Liga, duke pësuar humbjen e katërt radhazi, këtë herë 3:2 në transfertë ndaj Elche.
Skuadra madrilene kaloi e para në avantazh me golin e Nico Gonzalez që në minutën e 10-të, por vendasit reaguan shpejt duke përmbysur shifrat me golat e Affengruber dhe Andre Silva.
Ky i fundit shënoi edhe nga pika e bardhë, ndërsa në atë aksion Thiago Almada u ndëshkua me karton të kuq.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 2:2, por në minutën e 75-të ishte sërish Andre Silva që gjeti rrjetën, duke i dhënë fitoren 3:2 ekipit të Elche.
Me këtë rezultat, Atletico mbetet në vendin e katërt me 57 pikë, ndërsa Elche siguron një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.






