Atleti nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor përshkoi 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë.
Zyberaj ishte nisur nga Prishtina dhe rrugën deri në kryeqytetin shqiptar e ka kaluar duke vrapuar për 24 orë.
I është nderuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me dekoratën “Nderi i Komunës së Rahovecit”.
Postimi pa ndërhyrje i Smajl Latifit
𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐈 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍Ë𝐒 𝐒Ë 𝐑𝐀𝐇𝐎𝐕𝐄𝐂𝐈𝐓 Ë𝐒𝐇𝐓Ë 𝐍𝐉Ë 𝐕𝐋𝐄𝐑Ë𝐒𝐈𝐌 𝐈 𝐌𝐄𝐑𝐈𝐓𝐔𝐀𝐑 𝐏Ë𝐑 𝐄𝐑𝐙𝐄𝐍 𝐙𝐘𝐁𝐄𝐑𝐀𝐉𝐍
Pata kënaqësinë të pres në takim atletin e shtigjeve të gjata, 𝗘𝗥𝗭𝗘𝗡 𝗭𝗬𝗕𝗘𝗥𝗔𝗝𝗡, nga Drenoci, të cilit i ndava dekoratën “𝗡𝗗𝗘𝗥𝗜 𝗜 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡Ë𝗦 𝗦Ë 𝗥𝗔𝗛𝗢𝗩𝗘𝗖𝗜𝗧”
, për kontributin e madh dhënë afirmimit të sportit të atletikës dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në arenën kombëtare
e ndërkombëtare
.
Sportistët si Erzeni janë imazhi më i mirë i Rahovecit dhe Kosovës, andaj edhe përkrahja nuk do t’i mungojë asnjëherë.
Për motivacion të mëtejshëm në sportin e atletikës, Erzenit, i ndava subvencion në vlerë prej 1000.00€.
E përgëzoj për arritjet e njëpasnjëshme dhe i dëshiroj mbarësi e suksese në rrugëtimin e tij!
Krenar me Erzenin!