4 C
New York
Sunday, February 25, 2024

Buy now

Zyrtare: Bryan Zaragoza, transferohet te Bayern Munich

Klubi gjerman Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me klubin Granada për sulmuesin e talentuar spanjoll, Bryan Zaragoza.

Bavarezët kanë vepruar shpejt për të fituar shërbimet e yllit të Granadas, Zaragoza, i cili ka shënuar pesë gola dhe dy asistime në 14 ndeshje në La Liga.

Gjiganti gjerman ka konfirmuar se lojtari do të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare dhe do t’i bashkohet klubit vetëm në sezonin e ardhshëm.

“Bryan Zaragoza do t’i bashkohet FC Bayern nga Granada për sezonin 2024/25 pasi kampionët e Bundesligës arritën një marrëveshje me klubin spanjoll për sulmuesin. 22-vjeçari spanjoll do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e Bavarezëve.

Bayernit i ka kushtuar 15 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lojtarit.

Sulmuesi bëri debutimin e tij ndërkombëtar me Spanjën në fitoren 2-0 të tetorit ndaj Skocisë në kualifikimet e Euro 2024.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit