Para pak çastesh, u paralajmërua se Ministri i Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto do të udhëtojë për në Prishtinë.
Ambasada italiane në Kosovë njoftoi se avioni i Ministrit të Mbrojtjes të Italisë ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës.
Në pritje të tij kanë dalë Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Özkan Ulutaş
Avioni me Ministrin e Mbrojtjes të Italisë Guido Crosetto sapo ka zbritur në Prishtinë. Në agjendë janë bisedimet me homologun e tij kosovar Ejup Maqedonci dhe Komandanti i NATO_KFOR MG Özkan Ulutaş. Në bazë NATO i Film City përshëndes kontingjentin italian të dislokuar në Kosovë.