6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Astrit Gashi: VV-ja nuk e len në lloq PDK-në

- Advertisement -

Sa i përket opozitës që nuk po bie dakord se si duhet të rrëzohet Albin Kurti nga pushteti, analisti Astrit Gashi thotë se nuk e di a ka rënë PDK-ja në lajthitje apo po tregohet VV-ja mashtruese.

Sipas Gashit Vetëvendosja me PDK-në, kanë pasur një marrëveshje.

“Duket që ka pas marrëveshje, por nëse ka pas një parakusht që shkojnë ligjet dhe pastaj e qesin në kuvend e pastaj kur vjen në Kuvend nga PDK-ja VV-ja e vvoton pra ua kthen të mirën me të mirë këta e kanë votu marrëveshjen ndërkombëtare ai jep vota për mocion,” ka thënë Gashi.

Gashi thotë se nuk e beson që VV-ja do ta mashtrojë PDK-në.

Sipas tij “Nëse VV-ja nuk i jep votat ajo humb më shumë për të hyrë në partneritet, VV nuk do e lejë në lloq PDK-në.”

“Mendoj se benefiti nuk do ti mbetet VV-së por PDK-së, nga ky mashtrim PDK-ja më shumë do del përfituese sesa VV-ja, përndryshe secili mund ta gënjejë secilin sepse njëri mund të tërhiqet e të të mashtrojë.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit