28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

A u mashtrua Memli Krasniqi nga Kurti? Kjo është analiza e Gashit

- Advertisement -

Analisti Dardan Gashi tha se kreu i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi është mashtruar nga Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit të tyre gjatë javës së kaluar.

Sipas Gashit, takimi i Krasniqit dhe Kurtit ka qenë qëllimi i votimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare por që rrëzimi i qeverisë nuk mund të bëhet vetëm me një parti opozitare.

“Problem i partive se si menaxhojnë me vetën dhe pastaj me tjerët. Vetëvendosja po hyn në atë sistemin e vet të mashtrimit, e tash po del që PDK-ja u mashtrua prej Vetëvendosje”

Më tej Gashi ka thënë se “PDK-ja nuk është viktimë,  ja ka kojt por kjo është situata”, deklaroi Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit