11.6 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Asociacioni po vjen, qeveria po gënjen

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Në pozitë tejet të vështirë janë banorët e Veriut të Kosovës. Ata sot janë të ndodhur ndërmjet dy zjarreve: Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe mungesës së mbrojtjes dhe anashkalimit nga qeveria e Kosovës.

Ndërsa në anën tjetër, financimi i shtëpive për serbet në Mitrovicën e Veriut nga ana e autoriteteve të Beogradit vazhdon parreshtur.

Nuk ka bisedime për vrasjet e pasluftës në veri, as për mijëra shqiptarë të dëbuar nga pronat. Sikur që nuk ka asnje strategji kundër spastrimit etnik të popullatës joserbe në veriun e Kosovës.

Si të besojmë që themelimi i Asocicionit nuk do të shërbejë si mjet dëbimi në heshtje ndaj banorëve të mbetur shqiptarë dhe të tjerë të Veriut?

Si të besojmë ata që gënjejnë, ata që veprojnë ndryshe nga ajo që premtuan?

Si të besojmë që të drejtat e shqiptarëve, boshnjakëve, turqve, romëve dhe komuniteteve të tjera joserbe nuk do vazhdojnë të shkelen edhe më rëndë me implementimin e Asociacionit?
Nuk ka arsyeshmëri të besojmë!

Po e përsëris, për të satën herë me rradhë këtë javë: Banorët e Veriut, dhe jo vetëm ata serbë, duhet të jenë pjesë e tavolinës, pjesë e marrëveshjes dhe implementimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit