15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“Asociacioni i 2023 është Republikë Serbe” | Zëvendësja e Kurtit zbuloi se Zajednica që doli nga dialogu i tij është i rrezikshëm dhe tjetër nga Asociacioni 2013/2015

- Advertisement -

Edhe kur flitet për mburrjet e Kurtit për llojin e Zajednicës që ka arritur në Marrëveshjen e Brukselit (27 shkurt 2023), mjafton që të citohen bashkëpunëtorët më të afërt të tij për ta demantuar të parin e Qeverisë së Kosovës.

Vetëlavdërimi i Kurtit për Marrëveshjen e Brukselit duket se është pjesë e një strategjie për të mjegulluar të vërtetën në kohën kur pritet që ai të bëjë hapin vendimtar për themelimin e Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Çuditërisht, Kurti është mburrur pikërisht me nenin 7 të Marrëveshjes së Brukselit, i cili siguron autonomi politike dhe territoriale për serbët në Kosovë.

“Vitin e kaluar kemi arritur një Marrëveshje të Re Bazike e cila, në njërën anë, sjell njohjen reciproke de facto dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e në anën tjetër, përmes nenit 7, adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese ndaj ‘Asociacionit’. Serbia, në vend që të pranojë të nënshkruajë Marrëveshjen Bazike të vitit të kaluar të arritur në Bruksel ku e ka nenin 7, po insiston e kërkon ato dy marrëveshjet e viteve 2013 e 2015 që përbëjnë shkelje të dyfishtë”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook më 19 prill 2024.

ZËVENDËSJA E KURTIT, REXHEPI: “ASOCIACIONI I 2023 ËSHTË REPUBLIKË SERBE”

Por, askush nuk e ka thënë më qartë se Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, dallimin në mes të Zajednicës/Asociacionit të vitit 2013/15 dhe Zajednicës/Asociacionit të vitit 2023 të pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Në intervistën e saj për Zërin e Amerikës, Zv/kryeministrja Rexhepi, më 3 shkurt 2024, ka treguar se rezultati i dialogut të udhëhequr nga kryemininistri Kurti është draftstatuti, i cili është hartuar nga Bashkimi Evropian pas tri vitesh dialog.

“Unë jam një nga ata që kanë votuar për themelimin e këtij Asociacioni më 2015, megjithëse kjo është një çështje prej vitit 2013, duke vlerësuar që komuniteti serb duhet të integrohet në shtetin e Kosovës, ashtu siç kemi bërë ne të tjerët, që të ketë të drejta për të jetuar, për tu shkolluar, për të punuar. Por tani kjo është një çështje krejt tjetër, pasi vlerësoj që drafti i tanishëm u jep atyre shumë të drejta, që pushteti ekzekutiv i Asociacionit, nëse do të themelohej, do të ishte i madh dhe kjo do të dëmtonte shtetin tonë. Nëse do të themelohej një Asociacion i tillë krijohet mundësia që të themelohet një Republikë e dytë Serbe ashtu siç është krijuar në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë zëvendësja e Kurtit. / Demokracia /

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit