24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Asociacion (jo) ekzekutiv, çka nënkupton Komisioni i Arbitrazhit?

- Advertisement -

Me shtatë kapituj e 45 nene dhe njëzet e një faqe po pretendohet që drafti i publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani është dokumenti final që shtetet e QUNIT-it, ia kanë dorëzuar Albin Kurtit.

Përmes këtij drafti synohet të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Sereb.

Pavarësisht faktit që një dokument i tillë nuk është pranuar ende si version zyrtar, vërejtjet për të janë të mëdha,

Neni 42 i kapitullit të gjashtë duket se ka flet për kompetenca ekzekutive brenda shtetit të Kosovës.

Për komisionin e Arbitrazhit, pluhur e zhurmë po bëhet që të mos pranohet.

“Kjo pika për formimin e komisionit të arbitrazhit për zgjidhjen e mospajtimeve karshi interpretimit të mospajtimit të statutit disi sikur e vendos Asociacionin si një palë e cila është e jashtme. Sepse institucionet kushtetuese të Kosovës nuk I zgjidhin ceshtjet përmes arbitrazheve por përmes gjykatave”, ka thënë Visar Ymeri.

Edhe më i ashpër në kritikë është profesori Mazllum Baraliu.

“Arbitrazhi këtu paraqitet si një organ i paanshëm kinse, një organ i supozuar që nuk është paraparë në kushtetutë dhe asnjë ligj të Kosovës, e I cili drepërdrejt ndërhyn në sovranitetin e shtetit”, ka vijuar Baraliu.

Ndërkohë që për Asociacionin, ka folur në Austri, vet kryeministri Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të ketë kornizë ligjore demokratike.

“Presidenti i Serbisë tha se nuk ka interes për të, por dëshiron që mos ta njohë kurrë Kosovën por të marrë një “shtet brenda shtetit”, që të krijojë jofunksionalitet. Këto lloj kërkesash nuk mund t’i pranoj por gjithçka që është brenda Kushtetutës, jam i gatshëm të diskutoj. Unë kam thënë në takime se nuk mund të ofroj kafe pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur”, ka thënë Kurti.

Kurti në një intervistë për televizionin publik austriak ORF, për herë të dytë në një periudhë të shkurtër ka përmendur iden e shkëmbimit të territoreve duke thënë se kjo është përmendur nga administrata Trump sjell luftë dhe gjakderdhje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit