Viktor Buzhala, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për situatën aktuale në vend, dhe me propozimin e Bekim Sejdiut për president, nga ana e liderëve të VV-së dhe LDK-së, Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut.
Buzhala, ka thënë se nuk ka asnjë element që Sejdiu është i afërt me VV-në.
‘’Asnjë element nuk ekziston që Bekim Sejdiu ka ndonjë afërsi me VV-në, të gjitha të çojnë kah LDK’ja. Ka qenë ambasador, ka qenë konsull, gjyqtar i Kushtetueses. Sejdiu është kandidat konsensual. Vetëm një javë para se me u propozuar ai, zoti Haradinaj ishte në familjen e tij, dhe e glorifikoi atë familje. Familja e Sejdiut, e gjerë e Sejdiut, është familje e rëndësishme e AAK-së në Klinë. Dhe i ndihmon kryetarit të Klinës të zgjidhet tash e tri mandate. Përderisa Aleanca në nivel të Klinës është në vend të tretë sa i përket niveli nacional, në Grabanicë është gjithmonë e para falë familjes Sejdiu. Përderisa e glorifikon familjen e tij, një nga pinjollët kryesorë të asaj familje që është Bekim Sejdiu, sigurisht që ka borxh të ia bëj kourumin’’ ka thënë ai.






