17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Arsyeja e bastisjes së ministrisë e cila drejtohet nga Liburn Aliu

- Advertisement -

Derisa Policia e Kosovës po realizonte një aksion të gjerë në tri lokacione të ndryshme në vend, në kuadër të këtij operacioni është përfshirë edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Organet kompetente janë duke kryer aksion në kuadër të ministrisë e cila drejtohet nga Liburn Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka konfirmuar bastisjen në këtë ministri, ndërsa theksoi se zhvillimet janë vazhdimësi e aksionit të kryer më 21 dhjetor në Brezovicë, Shtërpce, Ferizaj e Prishtinë.

“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

Nga aksioni i kryer ditë më parë Policia e Kosovës kishte konfirmuar para, armë e gjësende të ndryshme të cilat takonin të dyshuarve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit