Skuadra angleze, Arsenal, ka arritur të prek finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Kjo erdhi pas fitores minimale mbrëmjen e sotme kundër Atletico Madridit, 1-0 (rezultati i përgjithshëm 2-1).
Ndeshja ishte pothuajse e barabartë statistkisht, mirëpo dallimin e bëri goli i Bukayo Sakas në minutën e 44-të të pjesës së parë.
Kjo shënon edhe herën e parë për Arsenalin në një finale të Ligës së Kampionëve pas 20 vjetësh, kur kishte humbur nga Barcelona me rezultat 2-1.
Të mërkurën do të mësohet edhe kundërshtari i Topçinjve në ndeshjen e kthimit Bayern-PSG. Përballja e parë mes tyre në Paris përfundoi 5-4 për vendësit. /Klankosova/






