13.9 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Arrihet marrëveshja mes Juventusit dhe Barcelonës për Moratan, mbetet vetëm leja e Atleticos

- Advertisement -

Barcelona dhe Juventus kanë arritur marrëveshje për sulmuesin Alvaro Morata.

Sipas “Catalunya Radio”, katalunasit dhe “Bianconerët” kanë arritur marrëveshje për sulmuesin spanjoll, derisa ka mbetur vetëm leja e Atletico Madridit, transmeton lajmi.net.

Atletico Madrid momentalisht ka në pronësi Moratan dhe nuk pranon ndonjë lloj huazimi, vetëm shitje.

Raportohet se Atletico Madrid kërkon se paku 35 milionë euro për ta lejuar kalimin e Moratas te Barcelona.

Spanjolli ka pranuar t’i bashkohet Barcelonës, ndërsa do bëhet lojtari i tretë në histori që luan për tre klubet e mëdha spanjolle, ngase në të kaluarën ka qenë pjesë e Real Madridit dhe Atleticos.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit