Arrestohen dy kosovarë në Shkup, dyshohet se falsifikuan rreth 230 mijë euro

- Advertisement -

Të hënën në Shkup, nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup raportohet se janë arrestuar F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Kosovës, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale “falsifikim i parave”.

Gjegjësisht, gjatë kontrollit të një automjeti “Golf”, në të cilin ndodheshin dy personat, janë gjetur para në valuta dhe vlera të ndryshme (euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe paund britanikë), me vlerë të përgjithshme prej rreth 230.000 eurosh, shkruan Portalb, transmeton Klankosova.tv.

“Paratë e gjetura janë konfiskuar, ndërsa personat janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër për procedurë të mëtejshme”, informoi Ministria e Brendshme.

Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Të ngjashme

Të fundit