Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës (në kafiteri), ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve.