Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës për rastin “Brezovica”.
Ky operacion është duke u zhvilluar në tri qytete Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.
Nga ky aksion deri tash janë arrestuar 7 persona, mesin e tyre edhe dy zyrtarë të ministrisë së Mjedisit.
Kështu ka bërë të ditur, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
Prej disa orësh njësitë e specializuara të policisë bashkë me përfaqësuesit e prokurorisë janë duke u marrë nga afër me këtë aksion.
Nga ky aksion deri më tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe pesë të tjerë janë qytetarë.
“Deri më tani janë arrestuar shtatë persona. Në mesin e tyre janë edhe dy zyrtarë”, ka theksuar Jashari.