Siç njofton organizata e veteranëve të luftës së UCK-së dega në Ferizaj, Ramadani është arrestuar mesditën e sotme nga policia e Maqedonisë së Veriut,derisa po futej në këtë shtet, në bazë të një aktakuze të ngritur nga Serbia.
Duke shprehur indinjatën e thellë për arrestimin e ish-ushtarit të UCK-së, dega OVL UÇK në Ferizaj bën apel tek shteti Maqedon që menjëherë të lirojë Blerim Ramadanin, dhe kërkon nga qeveria e Kosovës që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani.
“Ne veteranët e UÇK-së të Komunës së Ferizajt shprehim indinjatën e thellë për arrestimin e bashkëluftëtarit tonë Blerim Ramadani.
Blerim Ramadani gjatë mesditës së sotme u arrestua nga organet policore të Republikës Veriore të Maqedonisë, për shkak të veprimtarisë së tij të ngjeshur në shërbim të luftës për çlirim, akuza të fabrikuara këto nga shteti i Serbisë.
Sipas veteranëve, aktakuzat e fabrikuara dhe arrestimet e bashkëluftëtarëve ende sot pas 25 viteve janë të padrejta dhe shqetësuese për të gjithë ne veteranët.
OVL UÇK dega në Ferizaj bën apel tek Maqedonia e Veriut që menjëherë të lirojë Blerim Ramadanin, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të bashkëluftëtarit të lirisë, veteranin e ditëve të para.
“Lufta e UÇK-së ishte e pastër me angazhimin e shumë djemve e vajzave të Kosovës të rreshtuar në radhët e UÇK-së, ishte dhe do të mbetet e pacenueshme dhe nuk do të njolloset asnjëherë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së dega në Ferizaj.