Armand Duka i lë rrugën e hapur Sylvinhos: Në këndvështrimin tim ka energji akoma, por do të vendosim pas qershorit

- Advertisement -

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dalë ditën e sotme para gazetarëve, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje. Duka ka folur drejpërdrejt nga ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku është ndalur edhe tek rrugëtimi i Kombëtares shqiptare dhe trajnerit Sylvinho.

“E ardhmja e Sylvinhos? Në fakt ompeticioni ka qenë i mirë , ka patur një paraqitje të mirë dhe përballë kundërshtarë për të qenë të parët. Anglia, një kundërshtar që jo vetëm ne por të gjithë kanë vësjtirës. Nëse do ta përmbledh, të dyja kualifikueset e fundit janë sukses historik për Kombëtar,e që s’ka ndodhur më parë.

Për ta lidhur me ekipin dhe stafin e Kombëtares. Të dy kualifikueset janë më të mira në histori të Shqipërisë, kualifikuese Evropiani vendi i parë në grup dhe për në Botëror, vendi i dytë. E kishim ëndërr, mund ta provonim edhe në Stokholm, por fati nuk na buzëqeshi. Duke filluar nga kjo lloji mini-analize, unë kam biseduar me trajnerit e Kombëtares direkt sapo jemi kthyer nga ndeshja miqësore me Ukrainën, pasi ishte pak torturuese, të gjithë ishim të plagosur. Ata nuk e kishin ndjerë aq shumë sa ne. I kam thënë të njëjtat gjëra. Rrugëtimi i këtyre viteve është pozitiv, por një trajner e ndjen vetë dhe duhet ta ndjejë vetë nëse vërtetë mund ta udhëheqë skuadrën. Pozicioni i trajnerit të konsumon, ndoshta nuk thirren futbollistët, por si trajner duhet të kesh fuqi, të ruahs balanca. E ndjen më shumë ai.

E kam pyetur nëse e ndjen për ta udhëhequr këtë skuadër. Besoj se e kam detyrim që të jem transparent për të gjitha gjërat, po them bisedat. Ai më ka pyetur ‘si e mendon ti?’. Në këndvështrimin tim i kam thënë që ka energji akoma, por duhet kohë. Sylvinho mund të thotë që ‘po mund të vazhdoj’, por do të vendosim pas qershorit, duke parë kushtet e kontratës”, tha Duka.

Të ngjashme

Të fundit