Opinionisti Avni Arifi mendon se Lëvizja Vetëvendosje nuk po do partneritet me partitë tjera, por i do vetëm disa vota për ta vazhduar qeverisjen Kurti.
“Ai (Kurti) nuk do asgjë prej opozitës, vetëm po do që prapë t’i vazhdojë fyerjet e ofendimet ndaj tyre (opozitës) me format më brutale të mundshme dhe e gjitha çka ai do prej tyre është vetëm t’ia votojë dhe vazhdojë qeverisjen siç ka qenë në pesë vjetët e fundit”, deklaroi Arifi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Ai shtoi se letra e fundit e Kurtit drejtuar Abdixhikut ishte fyerje: “Kurgjo të sinqerte nuk kishte në atë letër”, shtoi ai.