Analisti Avni Arifi ka thënë që vetë vizitat e kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit në një periudhë ku po kërkohet zgjedhja e presidentit/es, tregon që Kurti tashmë e di si qëndron puna.
Megjithatë, Arifi nuk e di nëse kjo do të thotë që tashmë vendi do të shkojë në zgjedhje, apo nëse Kurti ka ujdi me dikë në lidhje me zgjedhjen e presidentit/es.
“Mua më vjen mirë që kryeministri po ka ku me shku edhe po ka takime. Është gjithkund me rëndësi kur kryeministri i vendit pritet nga homologët e tij nëpër Evropë”, tha Arifi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“E keqja është që po më doket në Spanjë ka shku për internacionalen socialiste, nuk ka shku për interesa të Kosovë,s por për interesat e partisë së tij dhe bindjeve të tij ideologjike”.
“Megjithatë, kur ke një situatë emergjente të tillë, zgjedhjen e presidentit dhe nuk e ndal turizmin, atëherë kisha me thanë që ai është i sigurt në atë që do me e ba. Është i sigurt me shku në zgjedhje apo ka vendosë ndonjë marrëveshje me e bë dikë president, tash të shohim”, tha Arifi në Klan.






