Arifi për Kurtin: Nuk po punon asgjë dhe fajin po ia lë opozitës

- Advertisement -

Analisti politik Avni Arifi ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj opozitës, duke theksuar se, sipas tij, pushteti nuk është i interesuar për zgjidhje , por siç tha, synon të sigurojë mbështetje për projektet e veta.

Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka kritikuar performancën e Qeverisë, duke thënë se nuk po realizohen punë konkrete, ndërsa sipas tij, përgjegjësia po i faturohet opozitës.

“Këta nuk po duan zgjidhje, këta po duan që opozita t’i votojë projektet e tyre, projektin e tyre, këta po duan ta kenë Presidentin e tyre, Kryeministrin e tyre, potencialisht edhe Kryetarin e Kuvendit, ose në fund të fundit ajo nuk është punë e madhe, atë ndoshta e kishin dhënë”.

“Nuk është duke punuar asgjë dhe fajin po ia lë opozitës. Si mund ta ketë opozita fajin, kur të gjitha këto institucione ky i ka në dorë që 6 vjet, edhe pak muaj bëhet kryeministri që ka qenë për kohën më të gjatë në këtë detyrë, që nga shpallja e Pavarësisë, është tash 6 me 6 me Hashim Thaçin”, ka thënë Arifi.

Të ngjashme

Të fundit