Opinionisti Avni Arifi, sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, deklaroi se flitet që Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar rreth 40 mijë profile të rreme në rrjetet sociale.
Ai u shpreh se këto profile janë krijuar me qëllimin e vetëm, siç tha, për të sharë dhe për të fyer.
Arifi deklaroi gjithashtu se këto sharje bëhen ndaj çdo kujt dhe ndaj çdo vlere.
“Prej ardhjes së Vetëvendosjes, ka fjalë që edhe Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar rreth 40 mijë faqe anonime në Facebook, flitet nga njerëz që kanë qenë në Vetëvendosje që paguhen njerëz me para, për të na shajtur e për të na fyer. Fyerjet më të rënda ndaj çdo kujt, ndaj çdo vlere”, tha ai.






