Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi ka deklaruar se tek LDK dhe elektorati i saj ekziston një iluzion se koalicioni me PDK-në apo AAK-në e dëmton LDK-në dhe i humb vota.
Sipas tij, në këtë iluzion, veçanërisht figurat e reja në LDK sot shihen duke u përpëlitur vazhdimisht në përpjekje për të thënë gjëra dhe për të krijuar situata në mënyrë që LDK-ja të mos asociohet me askënd, posaçërisht me PDK-në.
Postimi:
Kjo është e kuptueshme, ndoshta, pasi që PDK-ja ka qenë rivali kryesor i LDK-së për një kohë të gjatë, por nëse e duan mentalitetin e fituesit, rivali i tyre sot është VV-ja, jo PDK-ja. PDK-në e kanë rival vetëm për vendin e dytë.
Krejt e panevojshme. Askush nuk e sheh dhe nuk e ka parë ndonjëherë LDK-në si PDK-në apo si AAK-në.
Nëse analizon rezultatet e LDK-së në 25 vitet e fundit, mund të arrish në përfundimin se LDK-ja kurrë nuk ka humbur vota për shkak të koalicioneve me këto parti. LDK-ja ka humbur vota masivisht dy herë: në vitin 2007, kur iu nda LDD-ja, dhe në vitin 2021, kur kandidatja e saj për kryeministre – e cila pas investimit masiv të LDK në të dy vite më parë, pra në 2019-ën, me gjithë çka kishte, braktisi LDK-në pasi që shumë lehtë “u peshkua” nga VV. Pra LDK më shumë duhet të jetë e frikësuar nga ajo se në çfarë kuadrosh po investon se sa nga ndonjë lidhshmëri imagjinare me PDK e AAK. LDK ishte viktimë e peshkimit të suksesshëm të VV. Kaq