28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Arifi: Askush s’do besonte më herët se Kosova do të instalojë qeverisje anti-amerikane

- Advertisement -

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi në “X”  ka thënë se sot janë bërë 25 vjet nga sulmet e NATO-s në Serbi dhe ndalimit të gjenocidit në Kosovë, siç tha ai, i ushtruar nga kasapi i Ballkanit Millosheviq.

Arifi u shpreh se akush s’do të besonte dy dekada e gjysëm më herët se Kosova do të instalojë një qeverisje anti-amerikane.

“Sot 25 vite nga sulmet e NATO-s në Serbi dhe ndalimit të gjenocidit në Kosovë i ushtruar nga kasapi i Ballkanit Millosheviq. Askush nuk do të besoj dy dekada e gjysëm më herët se Republika e Kosovës do të instaloj një qeverisje  anti-amerikane dhe për interesa të ngushta pushteti me broçkulla të çmendura ideologjike do të largohet nga NATO”, shkroi ai.

Arifi u shpreh se askush s’do të besonte se interesi politik i momentit do të shlyej, siç tha ai, histori suksesi drejt hapave të regresit dhe humnerës.

“Qeveria e Kosovës me satelitët e tyre po çmontojnë çdo ditë e sipër këtë Republikë (zatën Ministri i Tenderave Aliu e pati quajtur Republikë të përkohëshme), sa më shumë po fitojnë kauza mashtruese të konvertuara politike aq më shumë po i afrohen interesave serbe”.

“Siç na qortonte ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë. Është momenti i madh i reflektimit të çdo qytetari të Republikës së Kosovës, të stopoj këtë rrugë qeverisje të çmendur drejt vetëvrasjes politike. Amerika dhe NATO nuk është armiku i shqiptarëve”, shkroi tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit