Kreu i Aleancës e ka quajtur si antikushtetuese seancën e thirur nga Avni Deharit për datën 9 shtator.
Ardian Gjini në një konfernecë për media ka thënë se Kurti e ka sjellë Kosovën buzë shkatërrimit dhe sipas tij e ka nxjerrë jashtë çdo binari kushtetues.
“Shumica dërmuese, e kemi ditë që edhe para 30 ditë ka pas shkelje, por kemi besu me e majt një rrugë qelë, që mos me u kthy në pikën zero. Ajo që ka ndodhë sot, është që një person vetëm, që është toleru nga të gjitha partitë, me ia caktu vetë vetës 30 ditë, edhe këto 30 ditë i ka shkelë. Kosova është vetëm jashtë normave të rregullimit kushtetues. Kjo është anarki. Këta njerëz do të mbahen mend si super-kriminelët më të mëdhenj, me i përdor termet e tyre. Këta po krijojnë precedentë që një ditë do të përfundojnë, por do të na duhet kohë për të dalë nga katrahura që e kanë shkaktuar”, ka potencuar.
Sipas tij, nëse përdoret terminologjia e LVV-së, atëherë Kurti dhe LVV do të mbahen mend si “super-kriminelë” dhe sipas Gjinit “nuk e kanë të gjatën”.
Ai ka thënë se populli po i sheh se çfarë po bëjnë.






