Aleanca po mban mbledhjen e strukturave të partisë, ku pritet të prezantohet programi i saj politik.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, u shpreh optimist se partia do të vijë në pushtet në një të ardhme jo të largët.
“Ne që jemi sot në opozitë, në një ditë jo të largët kemi me qenë në pushtet”, deklaroi Gjini, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes për politikat që Aleanca synon t’i zbatojë në të ardhmen.
Ai foli edhe për rëndësinë e ruajtjes së themeleve të shtetit, duke thënë se me vlerat, Kushtetutën dhe fundamentet e shtetit nuk duhet të eksperimentohet.
Sipas Gjinit, këtë është duke e bërë aktualisht pushteti.





