Arbër Hoxha, kampion i Kroacisë me Dinamo Zagerbin

- Advertisement -

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë me prejardhje nga Kosova, Arbër Hoxha, ka arritur një sukses të madh në karrierë, duke u shpallur kampion i HNL me skuadrën e Dinamo Zagreb.

Titulli u konfirmua pas ndeshjes së xhiros së 32-të, ku Dinamo Zagrebi triumfoi ndaj NK Varazdin me rezultat 2-1, në një përballje të luftuar deri në fund.

Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 48-të nga Josip Misic, duke i dhënë epërsinë vendasve. Mysafirët reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin vetëm tre minuta më vonë përmes Antonio Borsic në minutën e 51-të.

Megjithatë, fjalën e fundit e tha Dinamo Zagrebi, kur në minutën e 81-të Dion Beljo shënoi golin e fitores, duke siguruar tri pikë vendimtare dhe titullin kampion.

Sa i përket paraqitjes individuale, Arbër Hoxha u vlerësua me notën 6.8 nga platformat e statistikave, ndërsa vazhdon të konsiderohet një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës kroate.

27-vjeçari ka pasur një rol të qëndrueshëm gjatë sezonit, duke kontribuar në suksesin e Dinamo Zagreb në kampionatin kroat dhe duke konfirmuar vlerën e tij si një nga elementët kyç të ekipit.

Të ngjashme

Të fundit