14.4 C
New York
Tuesday, November 17, 2026

Buy now

Arben Berisha merr drejtimin e degës së LDK-së në Obiliq, pas dorëheqjes së Xhafer Gashit

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të martë ka autorizuar Arben Berishën si koordinator të degës së kësaj partie në Obiliq, pas dorëheqjes së Xhafer Gashit.

Sipas dokumentit të nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, Berishës i janë dhënë kompetenca të plota për organizimin, drejtimin, koordinimin dhe menaxhimin e degës në Obiliq, njofton Dukagjini.

Me këtë autorizim, Berisha do të jetë përgjegjës edhe për administrimin e aseteve, dokumentacionit, mjeteve të komunikimit publik dhe rrjeteve sociale të degës.

Në dokument thuhet se të gjitha strukturat organizative të LDK-së në Obiliq obligohen të bashkëpunojnë me koordinatorin dhe të veprojnë në përputhje me kompetencat e tij.

Autorizimi hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet i vlefshëm deri në përfundimin e procesit të rregullt zgjedhor të Kuvendit të Degës së LDK-së në Obiliq.

 

Të ngjashme

Të fundit