Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas një përballjeje dramatike ndaj Bayern Munich, duke i dhënë fund ëndrrës për trofeun e 16-të.
Pas ndeshjes, trajneri i madrilenëve, Alvaro Arbeloa, u shpreh i zhgënjyer, por krenar për paraqitjen e skuadrës së tij.
“Më vjen keq për lojtarët, për mundin që bënë. Dhemb shumë sepse Real Madridi nuk do ta fitojë titullin e 16-të këtë vit. Jam shumë krenar. Po kthehemi në Madrid pasi dhamë gjithçka,” deklaroi ai për Movistar.
Arbeloa theksoi se skuadra pati rastet e veta për të shënuar dhe për të ndryshuar fatin e ndeshjes, por momentet vendimtare nuk shkuan në favor të tyre.
“Kishim disa mundësi për të shënuar. Para golit të tyre po përgatitnim disa zëvendësime, por ai gol e mbylli gjithçka. Nuk ishte e shkruar të ndodhte,” shtoi ai.






