Trajneri Antonio Conte është duke punuar intensivisht më shumë me tre lojtarë (përfshirë Amir Rrahmanin), ku e sheh “ringjalljen” e Napolit në duart e tyre.
Conte mori drejtimin e Napolit në verë, ndërsa është gati që sezonin tjetër të synojë titullin kampion, duke marrë parasysh se nuk do të luajnë në Evropë.
Sipas mediave italiane, Conte dëshiron t’i ‘ringjallë’ tre lojtarë, paraqitjet e së cilëve kanë qenë nën pritshmëri sezonin e kaluar.
Kapiteni Giovanni di Lorezno kaloi sezonin më të keq, ku shtoi edhe shumë pikëpyetje nëse është lideri i duhur për ta ngritur klubin në nivelin tjetër. Megjithatë, Conte po shpreson ta kthejë në nivelin më të lartë, që dikur e kishte bërë njërin nga mbrojtësit e krahut më të mirë në ligë.
Franc Anguissa, gjithashtu kaloi një sezon zhgënjyes, edhe shkaku që mori pjesë në Kupën e Afrikës. Disa herë, lojtari u pa “duke ecur” në fushë, andaj edhe ka pasur kritika.
Sidoqoftë, Conte është i sigurt se me mentalitetin e duhur Anguissa mund ta dominojë shumë lehtë mesfushën e gjigantit italian.
Në fund, është kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, i cili “e ka humbur bilancin” që nga largimi i Kim Min-jae.
Rrahmani krijoi një mbrojtje fantastike me koreanin, sidoqoftë që kur është larguar situata ka ndryshuar. Conte ndërkohë ka mbetur i impresionuar me fizikun e lojtarit dhe beson se me pak koncentrim kosovari do të bëhet i padiskutueshëm sërish në “zemërn e mbrojtjes”.