Antonio Conte e ka nisur si mos më keq aventurën e re si trajner i Napolit në Serie A, ku në ndeshjen hapëse të kampionatit mori një disfate shokuese me rezultat 3-0 ndaj Hellas Veronas.
Conte edhe pse kishte mungesa të rëndësishme si Victor Osimhen, Michael Folorunsho, Mario Rui dhe Alessandro Buongiorno, nuk pritej të kishte start të tillë.
Verona hapi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me një kundërsulm të bukur ku Rocha Livramento mposhti Alex Meret për 1-0.
Daniel Mosquera shënoi dy herë pastaj për t’i dhënë fitoren Veronas me rezultat 3-0.
Amir Rrahmani u paraqit për 90 minuta, por nuk kishte paraqitje siç pritej.