3.1 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Anton Quni i flet Dimal Bashës për punët e ushtrisë: Je i papërgatitur, ke nevojë për kurs bazik

- Advertisement -

Në Komisionin për Siguri ku po raporton ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është ngritur si shqetësim edhe largimi i ushtarëve nga FSK-ja. Deputeti Dimal Basha në fjalën e tij ka thënë se shifrat e atyre që largohen është 3 % dhe sipas tij kjo është më e ulëta në rajon.

Madje Basha ka bërë edhe një krahasim mes Kosovës dhe SHBA-së duke thënë se në Amerikë ka më shumë largime të ushtarëve sesa në Kosovë.

Pas kësaj, fjalën e ka marrë ish-ministri i FSK-së, Anton Quni, duke ia kontestuar krahasimin që Basha bëri mes Kosovës dhe SHBA-së.  Quni në fjalën e tij në Komision ka thënë se deputeti Dimal Basha ka nevojë për kurse bazike që lidhen me ushtrinë meqë është i papërgatitur për këtë fushë.

Quni ka treguar se si brenda këtyre viteve ka rënë interesimi i të rinjve për t’iu bashkuar ushtrisë.

“E kuptoj që për ty s’është shqetësuese, sepse s’je i përgatitur Dimal. Duhet me të dërgua në kursin bazik të Ministrisë së Mbrojtjes”, ka thënë Quni.

Pastaj Quni ka vazhduar fjalën e tij duke iu drejtuar deputetit Basha më fjalët “Dëgjo Dimal…”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit