11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë, obligacione në vlerë prej 20 milionë euro

- Advertisement -

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 03 dhjetor 2024 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024, ku do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Ky ankand ofron mundësinë për investime të sigurta, të garantuara nga Ligji për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi, i përcaktuar nga tregu, do të jetë i garantuar për të gjithë periudhën e maturimit prej dy vitesh.

Po ashtu, ky investim është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për informacion dhe detaje rreth pjesëmarrjes në ankand për blerjen e letrave me vlerë, interesuarit mund të kontaktojnë Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit