14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Qeveria të tregohet e mençur, mos ta lerë Kosovën të izoluar

- Advertisement -

Këto komente, Tahiri i ka bërë përmes një postimi në Facebook, një ditë pasi që “Albanian Post”, bazuar në burime të saj ndërkombëtare raportoi se Franca ka kërkuar shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE.

“Uroj që Qeveria jonë të jetë e mençur dhe mos ta lerë Kosovën të izoluar nga Evropa…vendime të vështira kemi pasur edhe në qeveritë e kaluara, por nuk e kemi lënë Kosovën të izoluar edhe pse kompromiset na kanë kushtuar me humbjen e pushtetit, por ne kemi venë shtetin para dhe jo pushtetin…”, shkroi Tahiri.

Fushata e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është shoqëruar me një mohim të vazhdueshëm të Qeverisë Kurti se ekziston ndonjë ndërlidhje mes çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në KiE.

Përkundër retorikës politike të Qeverisë e cila vazhdimisht ka vënë në spikamë faktin se Kosova ka përmbushur çdo kusht të nevojshëm për formulim në KiE, edhe sipas opinionit të përgatitur nga Dora Bakoyannis, vende me ndikim vendimtar si Franca dhe Italia prej kohësh kanë vënë në dijeni kryeministrin Kurti se fillimi i hapave domethënës në drejtim të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin është një kusht i patejkalueshëm për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Pavarësisht përplasjeve të brendshme në Këshill dhe mosmarrëveshjeve të Qeverisë Kurti me disa prej vendeve anëtare, duket se procesi tashmë është futur në fazën vendimtare dhe lajmi i fundit për Republikën e Kosovës duket se nuk është aspak i këndshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit