14.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Andoin Gashi shpallet interpretuesi më i mirë në Festivalin mbarëkombëtar të këngës popullore për fëmijë në Durrës

- Advertisement -

Andoin Gashi nga Malisheva ka fituar vendin e parë në Festivalin mbarëkombëtar të interpretuesve të këngës popullore për fëmijë në Durrës, shkruan Scanner.

Çmimi për vendin e parë është e ka ndarë juria e festivalit “KËNGË JEHO” nga Qendra kulturore e Fëmijëve Durrës, në Festivalin e ll-të Mbarëkombëtar me Vlerësimin: Interpretues i këngës Popullore për fëmijë.

Andoini është i pasionuar pas këngës folkorike dhe ai ka marrë pjesë në shumë gara, në Kosovë dhe Shqipëri. Ky nuk është çmimi i parë për të.

Para një muaji, në festivalin folklorik gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” në Skënderaj, Adoin Gashi, është zgjedhur Debutanti më i mirë, të cilin çmim e kishin ndarë Shaban, Hamez dhe Adem Jashari, brezi i ri i Familjes Jashari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit