16 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Ancelotti u përplas me lojtarët e Real Madridit pas humbjes nga Atletico

- Advertisement -

Trajneri Carlo Ancelotti raportohet se u përplas me lojtarët e Real Madridit pas humbjes nga Atletico.

“Los Blancos” shijuan humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur nga rivali lokal me rezultat 3:1.

Shumë i zhgënjyer me këtë paraqitje rezultoi të jetë tekniku italian, që sapo hyri në dhomën e zhveshjes u përplas me lojtarët.

“Kjo nuk mund të përsëritet”, “Duhet të fokusohemi nga minuta e parë!”, raportohet se ishin fjalët e trajnerit drejtuar lojtarëve duke iu referuar dy golave të shpejtë të Atleticos në fillimin e pjesëve, përcjellin mediat spanjolle.

Ndër të tjera, Ancelotti edhe kritikoi publikisht paraqitjen e zbehët të mesfushorit Luka Modric, të cilin e zëvendësoi menjëherë në pjesën e dytë.

Kurse, duke folur për media – ai mori tërësisht fajin: “Është faji im. Është diçka që kemi folur dhe do të vazhdojmë të flasim. Në shumë raste ishin para nesh dhe vetëm në disa prej tyre ne luftuam”.

“Sot ishim afër, por kur u bë 3:1 përfundoi gjithçka. Nga ai gol, ishte e pamundur të bëhej ndonjë përmbysje”.

Real Madrid tani renditet në pozitën e tretë në tabelë me 15 pikë të mbledhura, që është një më pak se liderët aktual Barcelona dhe Girona.

Ndërkohë, “Los Blancos” kthehen në fushë qysh të mërkurën si nikoqir i Los Palmas, ndjekur pastaj nga përballja në vikend kundër Gironas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit