Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar mentalitetin fitues të Cristiano Ronaldos, duke komentuar një deklaratë të portugezit për Kupën e Botës.
Sipas Ancelottit, momenti kur Ronaldo e përshkroi Botërorin si një turne me shtatë ndeshje tregoi menjëherë mentalitetin e jashtëzakonshëm që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës.
“Kur Cristiano tha se Kupa e Botës është një turne me shtatë ndeshje, e kuptova menjëherë. Ky është mentaliteti i një kampioni. Ai nuk e sheh si një garë të gjatë, por si shtatë finale. Kjo është arsyeja pse ai është më i miri”, u shpreh tekniku italian.
Ancelotti theksoi se obsesioni për fitore dhe uria e vazhdueshme për sukses janë cilësi që i përkasin vetëm futbollistëve më të mëdhenj në histori.






