Prej muajsh, forcat ukrainas edhe ato ruse po përballen në qytetin e Bakhmut, dikur pothuajse i panjohur për komunitetin ndërkombëtar, por që tani është shndërruar në teatrin e një lufte që kujton ato të shekullit të kaluar.
Moska pas marrjes se një qyteze të afërt, Soledarin, po përqendron pjesën më të madhe të forcave në këtë qytet, për të rikthyer trendin fitues pas muajve ku Kievi po rimerrte të gjitha territoret e pushtuara në fillim të konfliktit.