Ambasadorja amerikane në detyrë, Anu Prattipati ka zhvilluar një takim sot në Qeverinë e Kosovës. Para pak minutash ajo ka dalur nga objekti i qeverisë ku është takuar me kryeministrin Kurti.
Nuk dihet se çfarë ka qenë temë diskutimi apo mund të ketë qenë takim i rregullt i të premtës.
Pas këtij takimit, Kurti ka shkuar për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën Botërore për zhvillimin e Ekoparqeve Industriale në Kosovë./Indeksonline/






