Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe nuk e ka mohuar akuzën se sensora rusë janë fshehur në detet përreth Britanisë së Madhe për të ndjekur nëndetëset bërthamore britanike.
Andrei Kelin tha se, ndërkohë që nuk e mohoi që Rusia mund të ketë përpjekur të ndjekë nëndetëset britanike, ai hodhi poshtë idenë se aktivitetet e tilla paraqesin një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar, transmeton klankosova.tv.
Kur u pyet në emisionin BBC One “Sunday with Laura Kuenssberg” nëse kundërshtonte këto akuza, Andrei Kelin u përgjigj: “Jo”.
“Unë nuk do ta mohoj, por më duket se ne vërtet kemi interes për të ndjekur të gjitha nëndetëset britanike me kokë bërthamore shumë të vjetra dhe të pasakta… të gjitha këto kërcënime janë tepër të ekzagjeruara”, tha ai.