24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Ambasada e Zvicrës në Kosovë shkruan për Shaqirin: Ai na ka inspiruar të gjithëve

- Advertisement -

Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka shkruar pas vendimit të Xherdan Shaqirit për t’u pensionuar nga kombëtarja zvicerane.

Pas një periudhe fantastike me “helvetikët”, Shaqiri ka vendosur t’i japë fund futbollit ndërkombëtar, shkruan Gazeta Express.

E Ambasada e Zvicrës në Kosovë  ka bërë një postim enkas për futbollistin nga Zhegra e Gjilanit.

“Sot, i shprehim mirënjohje të përzemërta Xherdan Shaqirit për kontributin e jashtëzakonshëm në ekipin Kombëtar të Zvicrës në futboll dhe që ishte simbol i krenarisë zvicerane dhe kosovare. Me 125 ndeshje ndërkombëtare dhe momente të panumërta të paharrueshme, Shaqiri na ka frymëzuar të gjithëve. Karriera e tij, e shënuar nga gola mahnitës dhe një qëndrim sypatrembur, ka sjellë dhe gëzim dhe krenari të jashtëzakonshme për tifozët e futbollit, veçanërisht të rinjtë që e shikojnë atë. Faleminderit, Xherdan, për të gjitha kujtimet dhe për performancën tënde të jashtëzakonshme ndër vite!”, ka shkruar Ambasada e Zvicrës në “Facebook”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit