28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ali Ahmeti, qytetar nderi i Prizrenit: Lidhja e 1878-tës vazhdon të na mbajë akoma gjallë

- Advertisement -

 

Ali Ahmeti, Kryetari i BDI-së, partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut u shpall sot “Qytetar Nderi” në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ia dha këtë titull ish-komandantit të UÇK-së, i cili në Facebook u shpreh i nderuar.

“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të isha sot në mesin e bashkëkombasve të mi nga Prizreni dhe të pranoja titullin “Qytetar Nderi” nga kryetari i komunës z. Shaqir Totaj dhe ansambleistët komunal.
Në kohërat vendimtare të lëvizjes sonë kombëtare, Prizreni ka qenë dhe mbetet vatër që na ka bashkuar rreth idealit të lirisë dhe ruajtjes së indit tonë kombëtar”, shkroi Ahmeti.

“Lidhja e 1878-tës vazhdon të na mbajë akoma gjallë, vigjilent e të vetëdijshëm mbi peshën e vlerave kombëtare që përfaqësojmë,ndaj titulli që pranova sot është përgjegjësi akoma më e madhe për mua që të vazhdoj me bashkëveprimtarë veprimin në shërbim të amaneteve të Lidhjes. Të rrojë përjetë kombi ynë!”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit