Arifi duke përmendur një deklaratë të Kurtit ditë më parë , që tha se Aleanca është parti e respektuar, ka thënë se Kurti ose nuk i ka nën kotroll deputetët e tij, ose “respekti” ishte ashtu siç edhe e thamë thjesht hipokrizi për konsum publik”.
“Para pak ditësh, Albin Kurti e quajti Aleancën “parti të respektuar”, e tash, një deputet i tij paska rikthyer gjuhën e para zgjedhjeve të qershorit në “të vegjël e të parëndësishëm”. Ose Kryeministri nuk e kontrollon grupin e tij, ose “respekti” ishte ashtu siç edhe e thamë thjesht hipokrizi për konsum publik. Më e rëndë se kjo, ky deputet i VV-së i quan “të kota” kërkesat tona për mbështetjen e bujqve dhe bizneseve vendore. Ky është mentaliteti i tyre, plotësisht të shkëputur nga realiteti dhe buka e qytetarit”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Ai ka thënë se Aleanca mbetet shtyllë e shtetit dhe e vetmja parti opozitare me qëllim të qartë për vendin.






