Aleanca dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli

- Advertisement -

Aleanca ka shprehur shqetësimin e saj dhe dënon fushatën e linçimit, fyerjeve dhe kërcënimeve që po ushtrohen ditët e fundit ndaj gazetarit Fidan Jupolli.

Në një reagim, Aleanca ka vlerësuar se etiketimet dhe akuzat e pabaza nga eksponentë të caktuar, me qëllim të heshtjes së zërit të lirë të medias, janë të papranueshme dhe cenojnë lirinë e shprehjes, të garantuar me Kushtetutë.

“Aleanca mbështet plotësisht vendimin e z. Jupolli për t’iu drejtuar organeve të drejtësisë. Është e turpshme që vlerat tona sublime kombëtare të keqpërdoren për sulme të ulëta politike.Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe mbetet krenaria dhe dinjiteti i secilit qytetar.

“I bëjmë thirrje të gjithë akterëve që të ndalin menjëherë gjuhën e urrejtjes, ndërsa nga organet e ligjit kërkojmë trajtim të menjëhershëm të këtij rasti”, thuhet në reagim.

Të ngjashme

Të fundit