22.8 C
New York
Sunday, May 11, 2025

Buy now

Albion Rrahmani shënon gol të bukur në derbin e Pragës

- Advertisement -

Skuadra e Albion Rrahmanit, Sparta Praga është duke luajtur në play-offin e Superligës së Çekisë, sulmuesi kosovar e ka shënuar një gol të bukur

Ndeshja, e cila ende është duke u zhvilluar është duke u fituar me rezultat 2-1 nga rivalët e Spartës, Slavia Praga.

Megjithatë, ish sulmuesi i Ballkanit dhe tani Kosovës shënoi një gol të bukur në minutën e 56-të të ndeshjes.

Rrahmani erdhi me këtë gol në kohën kur është kritikuar shumë nga mediat në Çeki për formën e tij të dobët dhe është thënë se Sparta do të shikojë mundësitë që ta shesë atë gjatë merkatos së verës.

Ky gol mund t’i japë vetbesim Rrahmanit që të ngritë formën e tij në elitën e futbollit çek.

 

Të ngjashme

Të fundit