Më 26 gusht, në Universitetin e Prishtinës u mbajt një seminar i fokusuar në gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe, me pjesëmarrjen e albanologut të shquar Oliver Jens Schmitt, me kumtesën e tij të titulluar ” Prishtina and Kosova in the late Ottoman period – the view of Austro-Hungarian diplomats”.
Në fjalën e tij hapëse, Schmitt nënvizoi rëndësinë e seminarit në nxitjen e një kuptimi më të thellë të historisë shqiptare dhe rolin e formësimit të historianëve të mirëfilltë.
Ai vlerësoi kontributin e studiuesve shqiptarë, duke theksuar veçanërisht Ylber Hysën si një nga historianët më të dalluar të Kosovës.