14.2 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Alarmi për bombë tek Rektorati rezulton të jetë i rrejshëm

- Advertisement -

Policia e ka konfirmuar se alarmi që erdhi nga posta elektronike në adresën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës gjatë pasdites së të martës rezulton të jetë i rrejshëm.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative nga njësiti për mjete shpërthyese.

Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, njoftoi ajo për lajmi.net.

Përgjatë orës 12:00, Rektorati ka raportuar në polici se ka pranuar informatë për shpërthimin e një bombe. Njësitet relevante ishin në vendin e ngjarjes, deri më tani.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, bëri të ditur Ahmeti më herët.

Kjo është hera e dytë që Rektorati i UP-së po pranon alarm të rremë për bombë përbrenda një afati të shkurtër kohor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit